Ndërlidhjet

Merkel: Evropa është “në rrugë të drejtë” për krizën me migrantë


Angela Merkel dhe Francois Hollande gjatë takimit të tyre në qytetin Mec
Angela Merkel dhe Francois Hollande gjatë takimit të tyre në qytetin Mec

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, thotë se Evropa është “në rrugë të drejtë” për krizën me migrantë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Francës, Francois Hollande, në qytetin francez, Mec, ajo tha se “vështirësitë e vitit të kaluar ishin për shkak të faktit se se nuk e kishim të qartë se si t’i mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm”.

Në qytetin Mec janë takuar qeveritë e Francës dhe Gjermanisë.

Merkel tha se mbrojtja e kufirit detar ndërmjet Greqisë dhe Turqisë është prioritet, pasi “kur të kontrollohet nga trafikantët dhe kontrabanduesit, ndërsa politikanët që janë të obliguar nuk mund të gjejnë zgjidhje për këtë çështje, atëherë si mund të flasim për një mekanizëm afatgjatë”, raporton agjencia AP.

Zonja Merkel tha se BE-ja duhet ta implementoj sistemin e kuotave për rishpërndarje të 160 mijë refugjatëve në shtetet anëtare.

XS
SM
MD
LG