Ndërlidhjet

Eliot Engel e uron presidentin e ri të Kosovës


Eliot Engel
Eliot Engel

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, e ka uruar Hashim Thaçin për inaugurimin në postin e presidentit të Kosovës.

“Urimet e mia për presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi”, tha Eliot Engel, dhe ka shtuar se “ai është patriot dhe mbrojtës i fuqishëm i popullit të Kosovës”.

Zoti Engel, nëpërmjet një deklarate të mbrëmshme, thotë se “i uron sukses atij dhe pret që të punoj më të në postin e tij të ri”.

“Poashtu, dëshiroj ta falënderoj presidenten në largim, Atifete Jahjaga, për vitet që i ka shërbyer vendit”, thotë mëtutje Engel, duke konstatuar se “ajo ishte forcë e unitetit gjatë një kohe shumë të vështirë dhe përçarëse për vendin e saj dhe gjithnjë ka shërbyer me nder”.

Mëtutje, zoti Engel ka theksuar se zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës “ishte sfiduese dhe shpeshherë e ashpër”, por sipas tij “derisa debati i fuqishëm është kryesor për demokraci, shumë shpesh ai debat kaloi në dhunë, gjatë zgjedhjes së presidentit të ri”.

Në këtë kuadër anëtari demokrat i Komitetit të jashtëm të Dhomës Përfaqësuese, Eliot Engel, thekson se “të gjithë kosovarët duhet të pranojnë se koha për ta kontestuar procesin ka përfunduar dhe tash është momenti për vendin që të bashkohet”.

“Sikur shumë të tjerë, shpresoj ta shoh Kosovën të bëhet një vend prosperues dhe i fuqishëm, me të ardhme vendosmërisht të mbjellur në aleancën Evro-Atlantike. Kjo është ajo që është vitale për Kosovën, që të ripërkushtohet për strukturat demokratike në të cilat vendi është krijuar. Liderët e Kosovës duhet të punojnë për shqyrtimin e korrupsionit në mënyrë të fuqishme dhe për të ndihmuar në zgjerimin e mundësive për popullin e Kosovës. Njëherësh, në Evropë dhe në gjithë botën duhet përfundimisht të njihet Republika e Kosovës. Vitet e ardhshme nuk do të jenë të lehta; ndërtimi i demokracisë nuk është punë e lehtë. Por, Kosova kurrë nuk do t’i plotësoj këto sfida nëse vendi mbetet dhimshëm i përçarë“, thotë zoti Engel.

XS
SM
MD
LG