Ndërlidhjet

logo-print

Kerry kërkon përpjekje për ndaljen e armiqësive në Siri


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje për të gjitha llojet e përpjekjeve për mbajtjen e ndaljes së armiqësive në Siri dhe të krijohet atmosferë e favorshme për bisedime paqësore.

“Ne duhet të zbatojmë të gjitha përpjekjet tona jo vetëm për mbajtjen e ndaljes së armiqësive, por për të ndërtuar moment për negociata”, tha mbrëmë John Kerry, pas bisedimeve me ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Manama.

Kerry tha, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara mund të jenë të hapura për “atranzhim të ri” me Iranin për zgjidhjen paqësore të mospajtimeve, siç janë provat aktuale të raketave balistike të Iranit.

XS
SM
MD
LG