Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Për në Turqi niset grupi i dytë i migrantëve


Migrantët në Lesbos duke u vendosur në anije për tu kthyer në Turqi

Migrantët në Lesbos duke u vendosur në anije për tu kthyer në Turqi

Greqia e ka dëbuar grupin e dytë me 45 migrantë për në Turqi, sipas marrëveshjes kundërthënëse të Bashkimit Evropian me Turqinë, që synon zbutjen e migrimit masiv në Evropë.

Ky grup i migrantëve është nisur sot nga ishulli Lesbos në Greqi me anije për në Turqi.

Grupi i parë prej 202 migrantëve është kthyer në Turqi më 4 prill.

Njëhjerësh, sirianët e parë kanë arritur në Gjermani dhe Finlandë nga Turqia, po këtë ditë, siç parashihet me marrëveshjen BE-Turqi.

Sipas marrëveshjes BE-Turqi, Ankaraja do t’i pranoj të gjithë migrantët dhe refugjatët, përfshirë sirianët, që kanë kaluar ilegalish në Greqi nga Turqia, në këmbim që BE-ja t’i marrë mijëra refugjatë sirianë në mënyrë direkte nga Turqia. Po ashtu, Turqisë do t’i jepen më tepër fonde, liberalizim më të shpejtë të vizave për shtetasit e Turqisë dhe pritet realizim i progresit në negociatat për anëtarësim në BE.

Por, kjo marrëveshje është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut dhe ka shqetësime për shkak të mungesës së përgatitjeve.

XS
SM
MD
LG