Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës në qendër të Prishtinës


Në Prishtinë sot janë shtuar masat e sigurisë për shkak të ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit

Në Prishtinë sot janë shtuar masat e sigurisë për shkak të ceremonisë së inaugurimit të Hashim Thaçit

Përderisa po përgatitet ceremonia e inaugurimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në qendër të Prishtinës, persona të panjohur kanë hedhur në dy tri raste gaz lotsjellës, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë të cilët janë në vendin e ngjarjes.

Hedhja e gazit është bërë disa metra larg nga vendi ku pritet të bëhet inaugurimi.

Hedhja e gazit lotsjellës është bërë gjatë kohës kur mysafirët po zënin vendet e tyre, për përcjelljen e ceremonisë.

Policia e Kosovës po bën përpjekje për identifikimin e këtyre personave, por ende nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar lidhur më këtë incident.

XS
SM
MD
LG