Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini: Të gjitha partitë në Maqedoni të punojnë për zgjedhje të rregullta


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se “të gjitha partitë politike” në Maqedoni duhet të punojnë së bashku për zgjedhje të rregullta në këtë vend.

Këto komente ajo i ka bërë mbrëmë, nëpërmjet një njoftim për media, pas bisedës me liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, për zhvillimet e fundit në Maqedoni e veçanërisht “për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme në muajin qershor”.

“Ne jemi pajtuar për nevojën që të gjitha partitë politike të vazhdojnë të punojnë së bashku për sigurimin e zgjedhjeve kredibile, në interes të vendit dhe të shtetasve të tij”, thuhet në deklaratën e zonjës Mogherini.

Sipas saj, në këtë kuadër “implementimi i marrëveshjeve politike, përfshirë prioritetet urgjente të reformave, është i rëndësisë madhore”.

Mëtutje, Federica Mogherini thekson se Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bshkuara i kanë “mbështetur të gjitha partitë dhe palët e interesuara në këto përpjekje dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë gjatë javëve të ardhshme të rëndësishme”.

Ajo ka bërë thirrje që të gjitha partitë “të mbesin plotësisht të përkushtuara për procesin për të cilin është arritur pajtueshmëria”.

XS
SM
MD
LG