Ndërlidhjet

logo-print

Zgjedhjet pa opozitën nuk e zgjidhin krizën politike


Ilustrim

Ilustrim

Vendimi i njëanshëm i partive të shumicës parlamentare në Maqedoni për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, dhe ai i opozitës për bojkotimin e tyre, ka thelluar si asnjëherë më parë krizën politike në vend.

Njohësit e çështjeve politike thonë se zgjedhjet e tilla nuk e zgjidhin krizën politike, pasi në situatën e krijuar, disa parti do të shkojnë në zgjedhje, ndërsa disa të tjera do të zgjedhin rrugën për të artikuluar kërkesat e tyre.

Sulejman Rushiti, analist politik, thotë se VMRO dhe BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) kanë vendosur të shkojnë në zgjedhje, pavarësisht mos përmbushjes së kritereve kryesore, me qëllim që t’i ikin hetimeve që ka nisur prokurorja speciale ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprime kriminale, siç pretendon ajo.

“Qëllimi i vetëm i tyre është që të shpëtojnë nga drejtësia, me shpalosjen e përgjimeve në të cilat bëhet fjalë për keqpërdorime të mëdha të pushtetit. Unë mendoj se edhe pse kriza thellohet, ndjekja e tyre është e vetmja rrugë për të pastruar këtë shtet nga individëqë mbajnë peng partitë politike si prona të tyre, dhe me këtë mbajnë peng edhe shtetin dhe qytetarët”, thotë Rushiti.

Nga ana tjetër, Aleksandar Dashtevski, analist, thotë se pavarësisht vendimit të LSDM-së (Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë) për bojkot, zgjedhjet do të mbahen.

“Nuk mund të llogarisim në shtyrjen e mëtejme të zgjedhjeve, pasi çdo shtyrje e tyre shtynë edhe krizën politike, krizën ekonomike, dhe si pasojë e kësaj do të kemi ikje të investitorëve, do të kemi ngecje në zhvillimin ekonomik dhe e gjithë kjo reflektohet tek popullata dhe standardi i tyre jetësor”, thotë Dashtevski, i cili nuk përjashton mundësinë që LSDM-ja të shqyrtojë vendimin e saj dhe të merr pjesë në zgjedhje. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë, ai parashikon zgjedhje të reja pas atyre më 5 qershor, me pjesëmarrjen e ndonjë opsioni të ri politik.

“Ende ka kohë deri në zgjedhje. Ato ende nuk janë dekretuar, ndërsa jemi larg edhe nga fushata zgjedhore e cila zgjatë 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, andaj mendoj se LSDM-ja me siguri se do të ndryshojë qëndrimin."

"Nëse mbetet në këtë qëndrim, mund të ndodhë që të ketë përçarje në parti dhe ndryshime në kreun e saj dhe paraqitjen e një strukture të re, e cila do të konsolidonte partinë dhe do të merrte pjesë në zgjedhje”, thotë Dashtevski.

Por, ndryshe nga ai vlerëson Sulejman Rushiti, sipas së cilit, nuk bëhet fjalë për taktizime politike, por për qëndrime serioze. Ai thotë se në rast se LSDM-ja ndryshon qëndrimin, atëherë do të kishte pasoja përçarëse brenda radhëve të saj.

“Nuk bëhet fjalë më për taktizime dhe çdo vendim hipotetikisht i tillë i LSDM-së për mendimin tim do të ishte shkatërrues për vet LSDM-në, por pavarësisht se çfarë vendimi do të merr ndonjë parti politike, unë mendoj se Maqedonia tanimë është futur në procesin e kthjellimit.”

“Qytetarët e Maqedonisë i kanë më të qarta çështjet e vlerësimit dhe do të kemi zgjidhje të drejta për proceset dhe jo vetëm kamuflime sa për të shpëtuar situatën politike,për të gjetur zgjidhje të pjesshme, të cilat pastaj në mënyrë stihike do të na paraqiten”, thotë Rushiti.

Ndryshe, përveç LSDM-së, bojkotin e zgjedhjeve e kanë paralajmëruaredhe partitë jashtëparlamentare. Ato vlerësojnë se pa përmbushjen e kushteve, si pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në media, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

XS
SM
MD
LG