Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë 17 vetë


Ilustrim
Ilustrim

Nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara në pjesën lindore të Asfganistanit janë vrarë 17 vetë.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Fernando Estrella, tha mbrëmë se janë ndërmarrë dy sulme ajrore në provincën Paktia afër kufrit me Pakistanin.

Shefi i policisë provinciale në Paktika, Zorawar Zahid, tha se personat e vrarë ishin militantë.

Por, zyrtari lokal provincial, Nimatullah Baburi, tha se është nga hapësira ku ka ndodhur incidenti dhe “mund të them se të gjithë të vrarët ishin civilë”.

Zyrtari tjetër lokal, Fazal Rhman Katawazi, ka konfirmuar se nga sulmet ka pasur viktima civile, por nuk ka njohuri se sa është numri i viktimave.

Gjatë muajve të fundit në Afganistan, janë intensifikuar sulmet ajrore të Shteteve të Bashkiuara, veçanërisht përgjatë kufirit lindor me Pakistanin, që është bazë e militantëve.

XS
SM
MD
LG