Ndërlidhjet

Kerry thekson nevojën për stabilitet politik në Irak


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ka thënë se kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, nuk ka bërë asnjë kërkesë lidhur me trupa të reja amerikane, për t’i ndihmuar Irakut në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Gjatë vizitës së sotme në Bagdad, Kerry u tha gazetarëve në ambasadën amerikane se dëshiron ta ripërsërisë mbështetjen e presidentit dhe zëvendëspresidentit amerikan për Abadin, i cili ndodhet në vështirësi për shkak të krizës politike, ekonomisë së brishtë dhe luftës kundër Shtetit Islamik.

Ai tha se ia ka bërë të qartë Abadit se është e rëndësishme që në Irak të ketë stabilitet politik, në mënyrë që operacionet ushtarake të mos ndikohen. Më herët gjatë ditës, Kerry u takuar me ministrin e Jashtëm irakian, Ibrahim al-Jaafarin dhe me zyrtarë të tjerë irakianë.

XS
SM
MD
LG