Ndërlidhjet

Rusia arreston 5 të pjesëtarë të dyshuar të IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia ruse e Sigurisë thotë se ka arrestuar pesë të dyshuar që kanë lidhje me grupin e Shtetit Islamik, të cilët po përgatisnin një sulm në jug të Rusisë.

Shërbimi Federal i Sigurisë tha sot se të dyshuarit janë arrestuar në qytetin Pallasovka, rreth 900 kilometra në jug të Moskës.

Ky shërbim tha se të dyshuarit kishin me vete armë dhe eksplozivë dhe se ishin të përfshirë në rekrutimin e banorëve lokalë për t’iu bashkuar IS-it.

Zyrtarët rusë thonë se 5,000 deri në 7,000 banorë të Rusisë dhe vendeve tjera të ish-Bashkimit Sovjetik kanë udhëtuar në drejtim të Sirisë, për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG