Ndërlidhjet

Në Nagorno-Karabakh, palët kërkojnë trupat e ushtarëve të vrarë


Nagorno-Karabakh -- 8 Prill 2016
Nagorno-Karabakh -- 8 Prill 2016

Azerbajxhani dhe separatistët e përkrahur nga Armenia janë pajtuar për një marrëveshje të përkohshme, e cila do t’i lejojë të dyja palët që të kërkojnë trupat e ushtarëve të vrarë gjatë përplasjeve në rajonin e Nagorno-Karabakhut.

Të dyja palët ishin pajtuar për një armëpushim më 5 prill, pas katër ditë luftimesh dhe sulmesh, që lanë të vrarë me dhjetëra ushtarë.

Këto ishin luftimet më të ashpra që nga armëpushimi i vitit 1994, i cili e ndaloi konfliktin, por nuk zgjodhi mosmarrëveshjet mes tyre.

Marrëveshja kryesisht është mbajtur, por të dyja palët kanë raportuar për disa shkelje.

XS
SM
MD
LG