Ndërlidhjet

Shteti Islamik fillon lirimin e pengjeve


Ilustrim
Ilustrim

Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë filluar sot që t’i lirojnë disa prej punëtorëve të fabrikës së cimentos, që i rrëmbyen në verilindje të Damaskut, më herët këtë javë, ka thënë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Zyrtarët lokalë komunalë të dy qyteteve të afërta kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje me Shtetin Islamik për t’i liruar 170 punëtorët që po i mbajnë nga e mërkura, ka njoftuar ky grup, me bazë në Britani të Madhe.

Shteti Islamik i kishte kapur punëtorët, pas sulmeve ndajforcave qeveritare të Sirisë, në një zonë ku ndodhej fabrika e cimentos, në afërsi të qytetit të Dumeirit.

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se IS-i ka rrëmbyer 300 punëtorë dhe kontraktorë. Ndërsa Observatori sirian tha se 140 punëtorë kishin ikur para se të mbërrinin luftëtarët.

Ndërsa, agjencia e lajmeve e IS-it, Amaq, tha sot se grupi ka liruar afro 300 punëtorë, por ka ekzekutuar katër prej tyre, që i takonin minoritetit Druze.

XS
SM
MD
LG