Ndërlidhjet

Në Portugali, jep dorëheqje një ministër pasi kërcënoi gazetarët


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Kulturës i Portugalisë, Joao Soares, ka dhënë sot dorëheqje, pasi në Facebook kishte kërcënuar se do t’i grushtonte gazetarët që po e kritikojnë atë, raporton agjencia e lajmeve Lusa.

“Kam ofruar dorëheqjen time te kryeministri Antonio Costa”, ka shkuar në një deklaratë për agjencinë Lusa, djali i ish-kryeministrit socialist, Marios Soares.

Ndërsa kryeministri Costa u tha gazetarëve në Porto se ai e ka pranuar dorëheqjen e Soaresit dhe se do ta emërojë ditët në vijim pasardhësin e tij.

XS
SM
MD
LG