Ndërlidhjet

logo-print

Koreja V. kërcënon me sulme SHBA-në


Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un.

Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar me sukses një motor të ri për raketa balistike ndërkontinentale.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, motori ka kapacitet të kryejë sulme bërthamore në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Prova është kryer në bregdetin perëndimor të Koresë së Veriut dhe është mbikëqyrur nga lideri i saj, Kim Jong Un.

“Vendi ynë tani është në gjendje të ketë brenda gamës së sulmeve çdo pellg të të këqijave, përfshirë edhe SHBA-në”, ka thënë Kim.

Departamenti amerikan i Shtetit ka reaguar menjëherë.

Zëdhënësi Mark Toner ka thënë se Koreja e Veriut duhet të përmbahet nga veprimet dhe retorika që destabilizojnë tutje rajonin.

Këtë vit, Koreja e Veriut ka testuar edhe një raketë bërthamore dhe një tjetër me rreze të gjatë veprimi.

Këta hapa kanë bërë që Kombet e Bashkuara të miratojnë sanksione të reja kundër ishullit komunist.

Në javët e fundit, media shtetërore në Phenjan ka bërë kërcënime të përsëritura për sulme bërthamore edhe kundër Koresë së Jugut, edhe kundër SHBA-së.

XS
SM
MD
LG