Ndërlidhjet

Thaçi: Kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kushtetuta e Republikës ka vënë themelet e shtetit, ku qytetari është sovrani i vërtetë.

Thaçi i ka bërë këto komente në Facebook, në tetëvjetorin e miratimit të aktit më të lartë juridik.

"Në këto vite kemi instaluar traditën e respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të saj, por ndonëse Kushtetuta është një udhërrëfyes për një shoqëri të lirë e demokratike, fuqizimi i shoqërisë bazohet edhe në pjesëmarrjen aktive të vetë qytetarëve", ka thënë Thaçi.

"Jam i nderuar që tani kam përgjegjësinë që në detyrën time të re si president i Kosovës, të shërbej si garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë", ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG