Ndërlidhjet

Akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit në Nagorno Karabah


Nagorno Karabah
Nagorno Karabah

Azerbajxhani dhe separatistët pro-armenë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabahut kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Të dyja palët kanë shkëmbyer zjarr, por nuk është raportuar për viktima.

Palët ndërluftuese janë pajtuar për armëpushim më 5 prill, pas katër ditësh luftime të ashpra, që kanë lënë dhjetëra të vrarë.

Kanë qenë këto luftimet me të këqija që nga armëpushimi i vitit 1994, që ka ndaluar konfliktin, por nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet për rajonin.

Nagorno Karabahu është territor brenda Azerbajxhanit që kontrollohet nga armenët etnikë.

Përpjekjet diplomatike për të zgjidhur kontestin kanë sjellë pak përparim.

Lexoni edhe këtë:

Përse është i rëndësishëm Nagorno Karabahu?

XS
SM
MD
LG