Ndërlidhjet

Vriten së paku 15 ushtarë të Jemenit


Jemen
Jemen

Së paku 15 ushtarë, besnikë të Qeverisë së Jemenit, janë vrarë, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij vendi.

Ushtarët janë zënë në pritë në qytetin Ahvar të provincës Abjan, e cila është pushtuar nga Al Kaida në muajin shkurt.

Zyrtarët kanë fajësuar Al Kaidën për pritën, por krahu lokal i kësj organizate e ka mohuar një gjë të tillë.

Që nga viti i kaluar, Jemeni është copëtuar nga një luftë midis rebelëve shiitë Huthi dhe qeverisë, duke i dhënë Al Kaidës mundësi për t’u zgjeruar dhe për të kapur territore.

Më shumë se 6,000 persona, rreth gjysma civilë, janë vrarë prejse Arabia Saudite ka nisur fushatën e sulmeve ajrore kundër rebelëve Huthi në mars të vitit 2015.

XS
SM
MD
LG