Ndërlidhjet

Viktimat e para në Egje që nga marrëveshja BE-Turqi


Nga ishulli Lesbos i Greqisë...

Nga ishulli Lesbos i Greqisë...

Katër gra dhe një fëmijë kanë vdekur pasi anija e tyre është mbytur në Detin Egje, pranë ishullit grek, Samos.

Këto besohet se janë viktimat e para në këtë zonë, prejse një marrëveshje midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka hyrë në fuqi të hënën, me qëllim frenimin e migrantëve.

Pesë njerëz të tjerë janë shpëtuar.

Këtë javë, qindra migrantë janë kthyer në Turqi, në përputhje me marrëveshjen me BE-në.

Të premten, dy tragete me më shumë se 120 persona, shumica pakistanezë, kanë arritur në perëndim të Turqisë nga ishulli grek Lesbos.

Marrëveshja BE-Turqi ka për qëllim të ndalojë lëvizjen e pakontrolluar të njerëzve në masë në Evropë.

Vitin e kaluar, mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

XS
SM
MD
LG