Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 100 të vdekur nga zjarri në një tempull në Indi


Pamje pas incidentit në Kerala të Indisë.

Pamje pas incidentit në Kerala të Indisë.

Mbi 100 veta kanë humbur jetën nga zjarri në një tempull në shtetin jugor të Indisë, Kerala.

“Është konfirmuar se 102 njerëz janë vrarë dhe 280 janë plagosur dhe janë pranuar në spitale të ndryshme”, ka thënë guvernatori i shtetit Kerala, Oommen Chandy.

Flakët janë shkaktuar nga fishekzjarret, që do të përdoreshin për një festë lokale, ka thënë policia.

Një ndërtesë në tempull më pas është shembur, duke shkaktuar shumë viktima.

“Incidenti në qytetin Paravur është tronditës përtej fjalëve”, ka shkruar në Twitter kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

XS
SM
MD
LG