Ndërlidhjet

Cameron publikon informacione për kthimin tatimor


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.
Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, ka paguar pothuajse 76,000 sterlina tatim në të ardhurat prej më shumë se 200,000 sterlinash më 2014-2015.

Cameron i ka publikuar informacionet për kthimin tatimor, pasi familja e tij është përmendur në të ashtuquajturat Letra të Panamasë.

Këto letra, të cilat kanë rrjedhur këtë javë nga një firmë ligjore në Panama, kanë zbuluar se dhjetëra figura globale kanë të fshehura shuma të mëdha parash jashtë vendeve të tyre. Në këto letra është përmendur edhe babai i kryeministrit britanik.

Cameron ka pranuar se ai ka pasur aksione në pasurinë e babait të tij jashtë vendit, porse më vonë i ka shitur ato.

Cameron i ka publikuar në detaje informacionet për kthimin tatimor, duke thënë se do që të jetë “krejtësisht i hapur dhe transparent” për çështjet e tij financiare.

Në Londër ka pasur protesta për dorëheqjen e Cameronit.

XS
SM
MD
LG