Ndërlidhjet

Kerry në Japoni, nderon edhe viktimat e Hiroshimës


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. 10 prill 2016.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. 10 prill 2016.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Japoni, për takimin e G7-ës, apo grupit të shtatë fuqive ekonomike.

Përpara samitit, Kerry do të nderojë viktimat e sulmit të parë bërthamor në histori, që ka ndodhur në Hiroshimë.

Rreth 80,000 njerëz janë vrarë kur një bombardues amerikan ka lëshuar bombën bërthamore në Hiroshimë, më 6 gusht të vitit 1945.

Një tjetër bombë bërthamore ka shkatërruar Nagasakin tre ditë më vonë.

Në samitin dyditor të G7-ës në Hiroshimë do të diskutohen disa çështje globale, përfshirë terrorizmin, Ukrainën, Korenë e Veriut, Lindjen e Mesme dhe krizën me migrantë.

Samiti do të ndiqet edhe nga ministrat e Birtanisë, Francës, Kanadasë, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë.

XS
SM
MD
LG