Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës kundër migrantëve në Idomeni


Idomeni - foto arkivi
Idomeni - foto arkivi

Disa migrantë janë përleshur me policinë e Maqedonisë, në qytetin kufitar Idomeni, pasi kanë bërë përpjekje të kalojnë gardhin që ndan Maqedoninë prej Greqisë.

Policia maqedonase ka përdorur gazin lotsjellës për të zmbrapsur migrantët, të cilët janë përgjigjur duke hedhur gurë në drejtim të policisë.

Përleshjet kanë nisur pasi një turmë prej 500 njerëzish ka reaguar ndaj zërave se kufiri do të hapet.

Kur një gjë e tillë është mohuar nga policia e Maqedonisë, rreth 100 migrantë, përfshirë fëmijë, kanë bërë përpjekje të kapërcejnë gardhin.

Janë mbi 11,200 njerëz të bllokuar në kalimin kufitar Idomeni në veri të Greqisë, pasi vendet e Ballkanit kanë mbyllur kufijtë qysh në mes të shkurtit.

XS
SM
MD
LG