Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm dridh disa qytete të Azisë


Ilustrim
Ilustrim

Një tërmet prej 6.6 shkallësh të Richterit është ndjerë në disa qytete të mëdha në jugperëndim të Azisë.

Sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti ka goditur Afganistanin, pranë kufirit të tij me Taxhikistanin.

Dridhjet janë ndjerë në Kabul, Islamabad, Lahore dhe Nju Delhi, duke detyruar banorët të dalin nga shtëpitë.

Në tetor të vitit 2015, një tërmet prej 7.5 shkallësh të Richterit në të njëjtën zonë ka vrarë afro 300 veta.

XS
SM
MD
LG