Ndërlidhjet

logo-print

Forcat ruse dhe siriane po përgatiten të çlirojnë Alepon


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Forca ajrore ruse dhe ushtria siriane janë duke u përgatitur për të çliruar Alepon, ka thënë kryeministri i Sirisë, Wael al-Halaki.

“Ne, së bashku me partnerët rusë, po përgatitemi për një operacion për të çliruar Alepon dhe për të bllokuar të gjitha grupet ilegale të armatosura, që nuk i janë bashkuar ose kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit”, ka thënë al-Halaki.

Përleshjet përreth Alepos kanë vrarë së paku 16 luftëtarë pro regjimit dhe 19 anëtarë të një dege të Al Kaidës gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar të dielën një grup që monitoron luftën në Siri.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se luftimet janë zhvilluar në disa fronte në jug të Alepos.

Militantët e Shtetit Islamik dhe të Frontit Al Nusra, grup i lidhur me Al Kaidën, janë të përjashtuar nga armëpushimi në Siri, që është ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG