Ndërlidhjet

Daçiq viziton "objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë"


Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Në Kosovë sot po qëndron zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, për të vizituar, siç është thënë nga Ministria e Jashtme e Serbisë, "objektet e trashëgimisë kulturore”.

Ai ka vizituar Patriarkanën e Pejës dhe më pas kishën e Shën Premtes në Prizren. Kjo e fundit është objekt nën mbrojtjen e UNESCO-s (Agjencisë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara).

“Nuk kam ardhur këtu për të iniciuar mosmarrëveshje. Për ne është çështje me rëndësi sepse e kemi obligim që objektet nën mbrojtjen e UNESCO-s të ruhen, dhe të ndihmojmë në këtë drejtim. Pres që kjo të jetë një nga temat që do të jetë e pranishme në bisedat e Listës Serbe me organet e Kosovës”, ka thënë Daçiq në Prizren.

Ai ka shtuar se vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, i nivelit të përfaqësimit më të lartë dhe i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, do të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi.

Në vizitën e Daçiqit, është paraparë edhe qëndrimi në Graçanicë.

Vizita e Daçiqit në Kosovë po ndodh në kohën kur në Serbi, por edhe në mjediset e banuara me shumicë serbe në Kosovë, po zhvillohet fushatë parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 24 prill.

XS
SM
MD
LG