Ndërlidhjet

Kerry: Vizitë historike në Hiroshimë


John Kerry duke zbritur nga aeroplani me të arritur në Hiroshimë

John Kerry duke zbritur nga aeroplani me të arritur në Hiroshimë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka bërë një vizitë historike memorialit të hedhjes së bombës së parë atomike në botë në Japoni.

Sot zoti Kerry u bë zyrtari më i lartë i administratës së Shteteve të Bashkuara, që e ka vizituar Parkun dhe Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshimë.

Ai së bashku me ministrat e jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, e kanë vizituar muzeun dhe kanë vendosur lule në pllakën përkujtimore të atyre që kanë vdekur gjatë hedhjes së bombës atomike.

Ministrat janë në Hiroshimë për takim të Grupit të shtatë fuqive ekonomike botërore.

Më 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur bombën atomike prej 15 kilotonësh në këtë qytet, duke i vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz.

Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki tri ditë më vonë, kanë ndikuar në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG