Ndërlidhjet

Në Jemen ka filluar marrëveshja e armëpushimit


Një person i armatosur duke e shikur tymin nga përleshjet në Jemen
Një person i armatosur duke e shikur tymin nga përleshjet në Jemen

Kryengritësit shiitë huthi dhe forcat e qeverisë, që mbështeten nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, thonë se do ta respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bahskuara, që ka hyrë në fuqi mbrëmë në mesnatë.

Tash pritet që në Kuvajt më 18 të këtij muaji, të fillojnë bisedimet për përfundimin e konfliktit, të sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara.

Më se 6 mijë njerëz janë vrarë në luftimet ndërmjet dy palëve, që kanë filluar para më tepër se një viti.

XS
SM
MD
LG