Ndërlidhjet

logo-print

Tërmet në Azinë Jugore, në Pakistan – një person i vdekur


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët e Pakistanit thonë se nga një tërmet i fuqishëm në këtë vend është vrarë një person dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ky tërmet me intensitet 6.6 shkallë, që ka ndodhur mbrëmë, e ka goditur një territor afër kufirit të Pakistanit me Taxhikistanin.

Tërmeti është hetuar pothuajse në gjithë Azinë Jugore, përfshirë qytetet Kabul, Islamabad, Lahore, Nju-Delhi dhe Dushanbe. Banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG