Ndërlidhjet

logo-print

Numri i tigrave rritet për të parën herë në një shekull


Pamje e tigrave të egër në një rezervat në Kinë

Pamje e tigrave të egër në një rezervat në Kinë

Grupet për mbrojtjen e shtazëve të egra thonë se është rritur nurmi i tigrave të egër, që gjenden në malet nga Rusia e deri në Indi, për të parën herë në 100 vjetët e fundit.

Këto grupe kanë njoftuar mbrëmë se afro 3,890 tigra janë shënuar nga aktivistët për mbrojtje dhe qeveritë, në regjistrimin e fundit të bazuar në të dhënat e vitit 2014, përfshirë 433 tigra në Siberi.

Në vlerësimin e fundit për gjithë botën në vitin 2010, numri i tigrave të egër ishte më i ulëti në të gjitha kohërat, vetëm 3,200 sosh.

Regjistrimi më i ri u publikua vetëm një ditë para se ministrat nga 13 vende të takohen në Nju Delhi të Indisë në kuadër të përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta dyfishuar nurmin e tigrave në botë deri në vitin 2022.

Këto lloje të shtazëve janë të rrezikuara nga shkatërrimi i hapësirave të jetesës dhe nga gjuetia ilegale për shitje të pjesëve të trupit të tyre në tregjet e zeza.

XS
SM
MD
LG