Ndërlidhjet

Siri: Përgatitje për çlirimin e Alepos


Ekipet e shpëtimit duke e ndihmuar një grua të lënduar nga sulmet ajrore nga forcat qeveritare gjatë ditës së djeshme në Alepo
Ekipet e shpëtimit duke e ndihmuar një grua të lënduar nga sulmet ajrore nga forcat qeveritare gjatë ditës së djeshme në Alepo

Forca ajrore të Rusisë dhe ushtria e Sirisë po bëjnë përgatitje për rimarrjen e qytetit Alepo nga kryengritësit, ka thënë kryeministri sirian, Wael al-Halaki, gjatë një vizite të djeshme në Moskë.

“Ne së bashku me partnerët tanë rusë, po përgatitemi për një operacion për çlirimin e Alepos dhe bllokimin e grupeve ilegale të armatosura, që nuk janë përfshirë në armëpushim apo që nuk e respektojnë atë”, u ka thënë zoti al-Halaki ligjvënësve në Moskë.

Nga luftimet rreth qytetit Alepo, në 24 orët e kaluara, janë vrarë së paku 16 pjesëtarë të forcave proqeveritare dhe 19 anëtarë të grupeve kryengritëse të ndërlidhura me al-Kaidën, ka njoftuar dje Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e vet të vëzhguesve brenda Sirisë.

Militantët e Shtetit Islamik dhe Frontit al-Nusra, që është e ndërlidhur me al-Kaidën, janë të përjashtuar nga marrëveshja për armëpushim, që është ndërmjetëusar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG