Ndërlidhjet

Kabul: Sulm kundër të punësuarve në qeveri


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë kundër një autobusi në Kabul

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë kundër një autobusi në Kabul

Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga sulmi me bombë kundër një autobusi me punëtorë të qeverisë në kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Një zyrtar afgan tha sot se në çastin kur bomba ka eksploduar në autobus ishin të punësuarit në Ministrinë e arsimit.

Sipas këtij zyrtari, eksplodimi ishte shkaktuar nga bomba mangnetike e ngjitur në autobus.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Por, militantët talibanë shpeshherë i shfrytëzojnë bombat në rrugë, pastaj të ashtuquajturat bomba ngjitëse dhe sulmet vetëvrasëse kundër forcave të sigurisë afgane dhe punëtorëve qeveritarë në gjithë Afganistanin.

Por, në Kabul nuk ka pasur sulm të tillë për disa muaj.

XS
SM
MD
LG