Ndërlidhjet

BE: Pritet propozimi për liberalizim të vizave për Ukrainën


Jean-Claude Juncker (djathtas) dhe Petro Poroshenko gjatë një takimi të mëparshëm në Bruksel
Jean-Claude Juncker (djathtas) dhe Petro Poroshenko gjatë një takimi të mëparshëm në Bruksel

Komisioni Evropian do të propozoj këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave me Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asocimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në muajin mars të këtij viti i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqes propozimin në muajin prill.

“Mund të duket se ne po i injorojmë votuesit holandezë, por ne duhet ta mbajmë fjalën tonë për Ukrainën, që i ka plotësuar kushtet”, tha thënë burimi, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.

Ukraina i ka afro 45 milionë banorë.

Përkundër aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2013 dhe luftimeve të forcave qeveritare kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, deri tash nuk ka pasur ndonjë largim masiv të shtetasve nga ky vend, kanë thënë zyrtarët e BE-së.

Ukraina nuk është i vetmi vend që me padurim e pret regjimit e udhëtimit të lirë pa viza.

Liderët e BE-së kanë premtuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me Turqinë.

Po ashtu, Komisioni Evropian po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën.

XS
SM
MD
LG