Ndërlidhjet

Francë: Shqetësim për shkeljet e armëpushimit në lindje të Ukrainës


Monitoruesit e OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës gjatë vizitës në një hapësirë ku ka pasur sulme me predha

Monitoruesit e OSBE-së në pjesën lindore të Ukrainës gjatë vizitës në një hapësirë ku ka pasur sulme me predha

Franca ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të shkeljeve të armëpushimit në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Këto komente të sotme të Ministrisë së jashtme të Francës janë bërë disa ditë pasi Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) pat njoftuar se vëzhguesit e saj, që e monitorjnë armëpushimin, ishin gjuajtur me armë për të dytën herë me radhë gjatë javës.

“Situata mund të stabilizohet vetëm nga zbatimi i plotë i marrëveshjes së Minskut”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së jashtme franceze, duke iu refereuar marrëveshjes për paqe të mbështetur nga Qeveria e Ukrainës, aleatët e saj perëndimorë dhe Rusia.

Prej prillit të vitit 2014, ku ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 9,100 vetë.

XS
SM
MD
LG