Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohen personat e zhdukur nga zjarri në Indi


Tempulli, pas zjarrit, 10 prill 2016

Tempulli, pas zjarrit, 10 prill 2016

Autoritetet në Indi kanë filluar kërkimin për gjashtë njerëz që kanë lidhje me një tempull hindus, ku një zjarr shkaktoi një shpërthim të madh, që la të vrarë të paktën 110 njerëz dhe më shumë se 380 të lënduar.

Kërkimi është i fokusuar në anëtarët e bordit të tempullit Puttingal Devi, në fshatin Paravoor, në qytetin jugor Kerala të Indisë.

Zjarri filloi herët më 10 prill, nga flakët që janë shkaktuar nga fishekzjarret, që do të përdoreshin për një festë lokale, ka thënë policia.

Një ndërtesë në tempull më pas është shembur, duke shkaktuar shumë viktima.

“Incidenti në qytetin Paravur është tronditës përtej fjalëve”, ka shkruar në Twitter kryeministri i Indisë, Narendra Modi.

XS
SM
MD
LG