Ndërlidhjet

Nga sulmi në Xhelalabad, 12 të vrarë e dhjetëra të plagosur


Pamje pas sulmit në Xhelalabad, 11 prill 2016

Pamje pas sulmit në Xhelalabad, 11 prill 2016

Të paktën 12 rekrutë të Ushtrisë Kombëtare Afgane janë vrarë dhe dhjetëra njerëz janë plagosur nga një sulmues vetëvrasës, i cili sulmoi autobusin e tyre në afërsi të qytetit lindor të Xhalalabadit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Dawlat Waziri e ka konfirmuar shifrën e të vrarëve në sulmin e sotëm, duke shtuar se sulmuesi voziste një bicikle, të mbushur me eksplozivë.

Ai tha se rekrutët po transferoheshin nga Xhelalabadi për në Kabul.

Ai tha se të paktën 26 njerëz janë lënduar. Por, punëtorët mjekësorë të spitalit rajonal thanë se 38 njerëz janë trajtuar nga lëndimet e marra, si pasojë e sulmit.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha më vonë se një militant taliban e ka kryer sulmin.

XS
SM
MD
LG