Ndërlidhjet

Në Uashington arrestohen qindra protestues


Pamje nga një protestë e mëhershme në Uashington, tetor 2013

Pamje nga një protestë e mëhershme në Uashington, tetor 2013

Policia në Uashington ka arrestuar dje më shumë se 400 njerëz që protestonin kundër ndikimit të parasë në politikë.

Policia amerikane tha se shumica e të arrestuarve, në afërsi të qeverisë amerikane, janë marrë në paraburgim për "aktivitete të protestës së paligjshme", të tilla si grumbullimi dhe bllokada.

Protestuesit e grupit Demokracia Pranverore u mblodhën në Uashington, me pankarta të llojit ‘Rikthejeni besimin tonë’, ‘Largojeni paranë nga politika’, si dhe ‘Mbroni të drejtat tona të votimit’.

Grupi, që përfshinte edhe aktorin e njohur Mark Ruffalo dhe aktivistin politik, Noam Chomsky, tha përmes faqes së tyre të internetit se protestuesit kishin për qëllim që t’i bënin presion Kongresit që “të ndërmerr hapa të menjëhershëm për t’i dhënë fund korrupsionit të shumave të mëdha të parave në politikë dhe të sigurojë zgjedhje të lira dhe të drejta”.

XS
SM
MD
LG