Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët paralajmërojnë nisjen e “sezonit pranveror” të luftimeve


Ilustrim

Ilustrim

Talibanët në Afganistan kanë paralajmëruar fillimin e sezonit ‘të nxehtë’ të luftimeve, një deklaratë e përvitshme që shënon nisjen e verës së dhunshme.

Përmes një e-maili dërguar sot organizatave mediale, militantët thanë se e ashtuquajtura ‘ofensiva pranverore’ ka filluar sot në orën 5 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Talibanët thanë se fushatën e kanë quajtur ‘operacioni Omar’, në nderim të themeluesit të Talibanëve, Mullah Mohammad Omar, i cili vdiq para tri viteve.

Në deklaratë thuhet se kryerja e xhihadit kundër, siç thonë ata, pushtuesve amerikanë, është një obligim i shenjtë. Lufta tani ka hyrë në vitin e pesëmbëdhjetë.

Lideri i ri i Talibanëve, Mullah Akhtar Mansur, e ka shpërndarë luftën në çdo kënd të vendit dhe e mori nën kontroll edhe qytetin kryesor në veri, Kunduzin, për disa ditë, gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG