Ndërlidhjet

logo-print

Policia shoqëron Visar Ymerin për në gjykatë 


Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka shoqëruar për në gjykatë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në mëngjes policia ka shoqëruar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri deri në gjykatë”, ka thënë Ahmeti.

Rasti në gjykatë ka të bëjë me një incident në Kuvendin e Kosovës, në të cilin ishin përfshirë deputetë të Vetëvendosjes dhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shoqërimin e Ymerit nga Policia e Kosovës, e ka komentuar edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes nje postimi në rrjetin social Facebook.

XS
SM
MD
LG