Ndërlidhjet

Policia e gatshme të veprojë nëse Shesheli shkel në Kosovë


Vojsllav Sheshel
Vojsllav Sheshel

Pas paralajmërimeve të mundësive që lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, do ta vizitojë veriun e Kosovës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se tashmë janë në gjendje gatishmërie që të zbatojnë çfarëdo vendimi që marrin autoritetet shtetërore, për ndalimin apo arrestimin e Sheshelit.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësii Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës, bazuar në vendimin që marrin autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës, në këtë rast Ministria e Punëve të Jashtme, do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me obligimet ligjore”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se në rast se lideri radikal serb Sheshel haset ne pika kufitare, policia kufitare, varësisht nga vendimi i autoriteteve shtetërore të Kosovës, do të ndalohet dhe nuk do t’i lejohet hyrja, ndërkaq, nëse hyn ilegalisht, ai do të arrestohet.

Vizita eventuale e Sheshelit në veri të Kosovës është përfolur të jetë e mundshme në kohën kur në Serbi, por edhe në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, po zhvillohet fushatë parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të cilat pritet të mbahen me 24 prill.

XS
SM
MD
LG