Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re të Ukrainës


Kryesuesi aktual i parlamentit, Volodymyr Hroysman

Kryesuesi aktual i parlamentit, Volodymyr Hroysman

Ligjvënësit në Ukrainë po i vazhdojnë përpjekjet për t’u pajtuar rreth një koalicioni të ri, për t’i dhënë fund krizës politike që ka kushtëzuar pranimin e miliarda dollarëve nga huatë e jashtme.

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk paralajmëroi dorëheqjen e tij më 10 prill, dhe thuhet se kryesuesi aktual i parlamentit, Volodymyr Hroysman, mund të jetë pasardhësi i tij.

Arseniy Yatsenyuk, i cili i mbijetoi votëbesimit në parlament, në muajin shkurt, është fajësuar për ritmin e ngadaltë të reformave në vend.

Nga ana tjetër, Hroysman e ka përkrahur bllokun e presidentit Poroshenko, nga partia Fronti Popullor.

Më herët gjatë ditës, zëvendës kryetari i parlamentit, Andriy Parubiy tha se katër deputetë të pavarur i janë bashkuar fraksionit të Poroshenkos.

Kjo do të thotë se blloku i Poroshenkos dhe Fronti Popullor kanë pjesëtarë të mjaftueshëm për të formuar një koalicion me një shumica të vogël.

Ndërkohë, një kabinet i ri duket se po merr formë.

Oleksandr Danylyuk, një ish menaxher, po përmendet si ministër i ri i financave.

Ai është nënkryetar i administratës së Poroshenkos.

Analistët thonë se nominimi i tij mund t’i rris shqetësimet në mesin e reformistëve, se riorganizimi, nën udhëheqjen e Hroysmanit, do ta forcojë presidentin dhe rrethin e tij.

XS
SM
MD
LG