Ndërlidhjet

Ministri i jashtëm turk kërkon zgjidhje të konfliktit në Siri


Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu
Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka folur sot në Stamboll për luftën në Siri, gjatë hapjes së takimit të ministrave të jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

“Për ne, botën islame, është me rëndësi që të ndalet rrjedha e ngjarjeve në Siri. Ne duhet t’i vazhdojmë përpjekjet për arritjen e paqes në atë vend", ka thënë Cavusoglu.

Sipas tij, është e qartë se nuk mund të bëhen ndryshime me presidentin sirian, Bashar al-Assad, i cili, sipas Cavusoglu, shtyp njerëzit e tij dhe nxitë konflik sektar.

Ai tha se shpreson se një tranzicion i vërtetë politik do të ndodhë në Siri, sipas kornizës së Gjenevës, duke përmbushur kërkesat e sirianëve sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Cavusolgu ka folur edhe për problemin e Palestinës. Ai ka thënë se është fatkeqësi që ajo vazhdon të jetë e pushtuar dhe se sipas tij, është turp për njerëzimin se si një komb detyrohet të jetojë nën hijen e armëve.

Ministri i jashtëm turk ka thënë se nuk ka asnjë arsye legjitime për t’i privuar palestinezët nga e drejta për ta pasur shtetin e tyre, duke shtuar se nuk do të ketë paqe në rajon, nëse nuk përmirësohet, siç ka thënë ai, kjo padrejtësi.

XS
SM
MD
LG