Ndërlidhjet

Teherani ngrit shqetësime për shkeljet e armëpushimit në Siri


Pamje pas takimit të sotëm në Teheran, 12 prill 2016
Pamje pas takimit të sotëm në Teheran, 12 prill 2016

Irani ka ngritur shqetësime lidhur me rritjen e shkeljeve të armëpushimit në Siri, duke thënë se kjo gjë mund të ndikojë negativisht në bisedimet e paqes këtë javë, që synojnë t’i japin fund konfliktit 5-vjeçar.

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, i bëri këto komente sot në Teheran, pas bisedimeve me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura.

Mistura arriti në Teheran pas mbajtjes së takimeve me ministrin e jashtëm sirian në Damask, gjatë ditës së djeshme.

Sidoqoftë, ai tha se Teherani është “i kënaqur të shohë se ne jemi duke arritur një zgjidhje politike të kësaj krize”, para bisedimeve që pritet të vazhdojnë nesërnë Gjenevë.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu shprehën dje shqetësime lidhur me rritje e dhunës në Siri, për të cilën ia lanë fajin forcave të qeverisë siriane, të përkrahura nga Irani.

XS
SM
MD
LG