Ndërlidhjet

logo-print

Kirgizi: Protestë kundër ligjit për “agjentët e jashtëm”


Pamje e një pjese të kryeqytetit Bishkek në Kirgizi

Pamje e një pjese të kryeqytetit Bishkek në Kirgizi

Aktivistët për të drejtat e njeriut kanë protestuar sot para Parlamentit të Kirgizisë në kryeqytetin Bishkek, kundër propozim-ligjit për “agjentët e jashtëm”, për të cilin po debatohet nga ligjvënësit.

Ky legjislacion parasheh që organizatat joqeveritare (OJQ) dhe jofitimprurëse, të involvuara në aktivitete politike dhe të cilat marrin çfarëdo fondi nga burime të jashtme, do të cilësohen si “agjentë të jashtëm”.

Ky ligj është i ngjashëm me atë që aktualisht vlenë në Rusi prej vitit 2012, për të cilin OJQ-të thonë se është miratuar për t’i heshtur ata që mendojnë ndryshe.

Kritikët e këtij legjislacioni thonë se ai në mënyrë jokorrekte i kategorizon organizatat si “agjentë të jashtëm” duke sugjeruar se ato janë të involvuara në spiunim.

Fondacioni McArthur, me seli në Shtetet e Bashkuara, e ka mbyllur aktivitetin e tij në çështjet e shoqërisë civile në Rusi verën e kaluar, duke thënë se ishte e “pumundshme” të punohej sipas atij legjislacioni.

Më 12 mars të këtij viti, në Parlamentin e Kirgizisë ky legjislacion ka kaluar në leximin e dytë, ndërsa nëse miratohet në leximin e tretë atëherë vetëm pritet nënshkrimi i presidentit të këtij vendi, për të hyrë në fuqi.

XS
SM
MD
LG