Ndërlidhjet

BE: Shqetësim për masat e reja kufitare të Austrisë


Zëdhënësja e Komisionit Evropian Natasha Bertaud
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Natasha Bertaud

Komisioni Evropian thotë se është shumë i shqetësuar për planet e Austrisë për krijimin e pikës së kontrollit në vendkalimin kryesor kufitar me Italinë për shkak të frikës nga fluksi i ri i migrantëve.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Bertaud, tha sot se “nëse këto plane materializohen, atëherë ne duhet t’i shohim ato me shumë seriozitet”.

Policia e Austrisë tha se gjatë ditës së sotme ekipet e kanë filluar punën e themeleve të sallës së regjistrimit, barrierat dhe strukturat e tjera, në vendkalimin Brenner Pass.

Zëdhënësja Bertaud tha se ky vendkalim “është esencial për lirinë e lëvizjes brenda Bashkimit Evropian”.

XS
SM
MD
LG