Ndërlidhjet

Takimi i Këshillit NATO – Rusi më 20 prill


Pas pothuajse dy vitesh, NATO-ja do ta mbajë një takim formal me Rusinë më 20 prill, për të diskutuar për krizën në Ukrianë dhe çështjet e tjera të sigurisë, kanë njoftuar zyrtarë të aleancës veri-atlantike.

“Për datën ka pasur pajtueshmëri të dyanshme”, i tha agjencisë AFP një zëdhënëse e NATO-s, pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar tha se të dy palët brenda pak ditësh do ta mbajnë takimin e parë të Këshillit NATO-Rusi, prej qershorit të vitit 2014.

Në prill të vitit 2014, NATO-ja i ka pezulluar të gjitha bashkëpunimet praktike me Rusinë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë, përfshirë aneksimin e Krimesë së Ukrainës, në mars të vitit 2014.

Përkundër raporteve të tensionuara, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka pasur pak takime me ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, gjatë viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG