Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Aktakuzë kundër një shtetasi turk për migrantë


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër shtetasit turk, O. A., për veprat penale kontrabandim me migrantë dhe krim të organizuar.

Në aktakuzë i pandehuri është i dyshuar se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar, i cili është marrë me kontrabandim të shtetasve turq, duke iu mundësuar atyre që nëpërmjet Maqedonisë, Serbisë, Kosvës, Bosnjë Hercegovinës dhe Sllovenisë, të hyjnë në Itali dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Për këtë rast, Sllovenia kishte kërkuar që ndaj të pandehurit O.A., procedura penale të transferohej në Kosovë.

Në aktakuzë, që është ngritur nga një prokuror vendës i PSRK-së, kërkohet që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin.

XS
SM
MD
LG