Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Persona me dosje kriminale dhe aktakuza nuk kanë vend në institucione


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është zotuar se gjatë mandatit të tij, ai do të jetë gardian i Kushtetutës. Këto komente, Thaçi i ka bërë në ceremoninë e organizuar për 8 vjetorin e Kushtetutës.

“Është jetike që Kosova të ruaj aleancën me vendet mike. Sot për sot kjo agjendë është e fokusuar në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit”, ka thënë Thaçi.

Tutje, ai ka përçuar mesazhe edhe për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe për një gjyqësor të pavarur.

“Çështja e politizimit të institucion sa më pak njerëz në bordin e institucioneve të pavarura”, ka thënë ai.

“Persona me dosje kriminale e njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione apo në agjenci", ka thënë ndër tjera presidenti i Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Isa Mustafa është angazhuar që respektimi i Kushtetutës të jetë jo vetëm kulturë, por edhe obligim i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve.

“Duke e respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ne ju shërbejmë më së miri qytetarëve dhe çojmë në vend idetë e të gjithë atyre që u flijuan për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.

XS
SM
MD
LG