Ndërlidhjet

Një në pesë sulme vetëvrasëse të Boko Haramit kryhet nga fëmijët


Boko Haram

Boko Haram

Grupi militant Boko Haram ka rritur përdorimin e fëmijëve sulmues gjatë vitit të kaluar.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara bën të ditur se një në pesë sulme vetëvrasese të Boko Haramit janë kryer nga fëmijët.

Vajzat, të cilat shpesh drogohen, kanë kryer tri të katërtat e sulmeve të tilla në Kamerun, Nigeri dhe Çad.

Raporti i UNICEF-it vjen gati dy vjet pasi Boko Harami ka rrëmbyer mbi 200 vajza nga shkolla, në qytetin Çibok të Nigerisë.

Rrëmbimi i tyre ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, por asnjë nga vajzat nuk është gjetur ende.

Boko Harami përpiqet të instalojë Ligjin e Sheriatit në Nigeri dhe rajon.

Ai ka ka nisur sulmet në Nigeri në vitin 2009 dhe, prej atëherë, mijëra njerëz janë vrarë dhe qindra janë rrëmbyer.

XS
SM
MD
LG