Ndërlidhjet

FMN: Dalja e Britanisë nga BE-ja do të dëmtonte ekonominë globale


Logo e FMN-së
Logo e FMN-së

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian mund të shkaktojë “dëme të rënda rajonale dhe globale”, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij të fundit.

Ky veprim eventual i Britanisë, sipas FMN-së, do të prishte marrëdhëniet e vendosura tregtare dhe do të shkaktonte “sfida të mëdha” si për Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës.

FMN-ja ka thënë se referendumi i paraparë për anëtarësinë e Britanisë në BE ka krijuar tashmë pasiguri për investitorët dhe se vota për largim vetëm se do t’i rrisë ato.

Në raportin e publikuar të martën, kryeekonomisti i FMN-së, Maurice Obstfeld, e ka listuar daljen eventuale të Britanisë nga BE-ja si rrezikun kryesor për ekonominë globale.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se kriza me migrantë në Evropë dhe sulmet nga grupi militant Shteti Islamik kanë rritur valën e nacionalizmit dhe mundësitë reale që Mbretëria e Bashkuar të ikë nga BE-ja.

Referendumi në Britani do të mbahet më 23 qershor.

XS
SM
MD
LG