Ndërlidhjet

Aksident në Pakistan, 19 të vdekur


Pakistan
Pakistan

Së paku 19 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë vdekur, pas përplasjes së një autobusi të pasagjerëve me një kamion në Pakistan.

Zyrtarët kanë thënë se aksidenti ka ndodhur në provincën lindore Punxhab dhe se disa persona të tjerë janë plagosur.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Pamjet televizive kanë treguar autobusin të shkatërruar.

Aksidentet vdekjeprurëse janë të shpeshta në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe mospërfilljes së ligjeve të trafikut.

XS
SM
MD
LG